“Arrëthyesi” rikthehet në TKOB, magjia e veprës së Çajkovskit ka tërhequr publikun e të gjitha moshave

“Arrëthyesi” rikthehet në TKOB, magjia e veprës së Çajkovskit ka tërhequr publikun e të gjitha moshave

“Arrëthyesi” është baleti emblematik i Krishtlindjes me dy akte nga Tchaikovsky, bazuar në historinë “Arrëthyesi dhe Mbreti Miush”, që sjell festën dhe atmosferën e ngrohtë në dhjetorin e ftohtë. I krijuar për Baletin Perandorak Rus në 1892, historia e Arrëthyesit që shndërrohet në princ u kthye u përhap shumë shpejt në skenat më të mëdha botërore, duke argëtuar publikun çdo fundvit. Magjia e Arrëthyesit ka përfshirë këto ditë edhe skenën e Teatrit të Operas dhe Baletit në kryeqytet, nën dirigjimin e Sergio Alapont dhe koreografinë e Edi Blloshmit. “Emocionet janë të mëdha si nga balerinët, si nga publike, sepse është një kryevepër me muzikën e Çajkovskit. Koreografia ka një dinamikë gjatë gjithë kohës, si bora që bie në skenë në aktin e parë apo bota...