Arlind Farizi: Po, e pranoj, atë e doja shumë…

Arlind Farizi: Po, e pranoj, atë e doja shumë…

Arlind Farizi Nga Arlind Farizi Nuk besoja në dashurinë në feisbuk. Edhe pse qe një distancë e mesme, miqësore, e sigurt se gjithçka më vonë do të shkojë drejt fundit me qëllime reciproke të futjes në dorë, ndoshta më vonë në një përqafim plot mall. Unë qëndrova aq kohë përballë atyre syve plot zgjuarsi e personalitet të pafajshëm, qëndrova i hipnotizuar nga ata sy të bukur, pak të ënjtur, i shikoja ato dy gropëzat ndër faqe që i formoheshin në dy anët e buzëve kur qeshte. Ishim kaq të trembur e të hutuar, përhumbur diku në një përleshje ndjenjash. E prisja me padurim ardhjen e saj. Konektimin e saj, shenjën online që dëshmonte gjalljen e saj. Pastaj fjalën e saj, buzët dhe gjithë shenjat tona...