Aristidh Kola, studiuesi që ia kushtoi jetën studimeve mbi arvanitasit

Aristidh Kola, studiuesi që ia kushtoi jetën studimeve mbi arvanitasit

Më 8 korrik 1944 lindi Aristidh Kola, studiues dhe veprimtar arvanitas që ia kushtoi jetën dokumentimit të historisë, gjuhës dhe kulturës së arvanitasve. Aristidh Kola lindi në fshatin Kaskaveli të Tebës në Greqi. U formua si jurist duke përfunduar studimet e larta për drejtësi në Universitetin e Athinës (1968) dhe punoi si avokat në Athinë deri në vitin 1985. Më pas iu përkushtua kërkimeve mbi historinë dhe kulturën e arvanitasve, si dhe marrëdhënieve historike mes shqiptarëve dhe grekëve. Gjatë veprimtarisë së tij, Kola u angazhua në dokumentimin e trashëgimisë gjuhësore dhe kulturore të arvanitasve në Greqi. Ai ishte kryetar i Lidhjes së Arvanitasve (1985) dhe themeloi shoqata kulturore, si dhe inicioi veprimtari botuese, përfshirë themelimin e shtëpisë botuese “Thamiris” (nga shqipja “e tha mirë”) dhe...