Ardiana Thaçi: O vetja jem, hipokrite…
Nga Ardiana Thaçi Ka çaste kur e prek falsitetin tem,
si pluhun i nxehtë
që çohet
mbasi shuhet gëlqerja.
E ndiej kah ngjitet ngadalë
shkallëve t’frymës,
si tym që m’njeh ma mirë
se sa unë vetveten.Ajo m’kalon përtej,
m’përdor si trup kalimtar.
E di.
E ndiej.
E prap’ e la me m’hy.Edhe n’frymarrjet pa emën,
kur gjaku çan terrin
e lyp shtegun e vet t’vjetër,
oksigjeni m’bahet barrë,
nji selam që duhet çue patjetër
deri n’zemër,
e prej zemrës
kah mendja
që m’tradhton.Aty e ndiej hipokrizinë teme,
t’fshehun edhe n’urimet
për pafundësinë,
për përjetësinë
që ua dëshiroj tjerëve.
Sa sakrilegj,
nji sakrilegj
që m’vret ngadalë. O vetja jem,
ta shoh si t’rreh gjoksi kur rren.Ta ndiej falsitetin
n’buzëqeshje
ku dhimbja rrin mshehun,
ti lutesh n’heshtje
për përjetësi
që s’ia uron dot botës.Ti e don veç për vete.E di.
Je hipokrite,
o vetja jem. ObserverKult Lexo edhe: Si sot, 90 vjet më parë, lindi shkrimtari i njohur, Ismail Kadare
Burimi:
kultplus.com