No Image Available

Anglia dhe Argjentina përballen në gjysmëfinalen e Kupës së Botës 2026, vetëm një hap larg finales

Anglia dhe Argjentina do të përballen sonte në Atlanta në gjysmëfinalen e dytë të Kupës së Botës FIFA 2026, në një duel që do të përcaktojë finalistin e fundit të turneut. Ndeshja nis në orën 21:00 dhe transmetohet drejtpërdrejt në RTK, ndërsa rikthen në skenë një nga rivalitetet më të mëdha të futbollit botëror. Kjo do të jetë përballja e parë mes dy kombëtareve që nga viti 2005. Historia mes Anglisë dhe Argjentinës është e mbushur me emocione, përballje të forta dhe momente të paharrueshme, ku rivaliteti sportiv është ndërthurur edhe me ngjarje historike mes dy vendeve. Argjentina, kampione në fuqi dhe e drejtuar nga Lionel Scaloni, ka kaluar një rrugëtim të vështirë deri në gjysmëfinale. Pasi përfundoi në vendin e parë në Grupin J,...