“And’rra e Nan Terezës” në Shkodër, shfaqja për shenjtoren ngjitet në skenën e teatrit “Migjeni”
Në skenën e Teatrit “Migjeni” u shfaq monodrama “And’rra e Nan’ Terezës, njerëzorja hyjnore”, një rrëfim i thellë artistik dhe shpirtëror kushtuar figurës së Nënë Terezës. Nën interpretimin e artistes së mirënjohur Justina Aliaj, publiku u përfshi në një udhëtim emocional mbi jetën, sakrificën dhe dashurinë universale të shenjtores shqiptare. Vepra, me regji të Gëzim Kames, erdhi si një ndërthurje e fjalës, muzikës dhe reflektimit, duke sjellë në qendër dimensionin njerëzor dhe hyjnor të Nënë Terezës. Pas shfaqjes, Justina Aliaj ndalet te procesi i mishërimit të figurës së Nënë Terezës dhe përgjegjësia shpirtërore që mbart ky rol. Shfaqja u prit me interes nga publiku shkodran, teksa fjala dhe muzika u bashkuan për të përcjellë një mesazh të fortë human dhe frymëzues. /vizionplus.tv