Anbeta Toromani: Rikthim pas disa vitesh në Teatrin e Operës dhe Baletit me baletin “Carmen”

Anbeta Toromani: Rikthim pas disa vitesh në Teatrin e Operës dhe Baletit me baletin “Carmen”

Nga Julia VRAPI “Carmen” nga kompozitori francez Georges Bizet është një balet me një përmbajtje emocionuese dhe dramatike, duke u bërë një nga veprat më të dashura dhe të shfaqura në teatrot në botë. Baleti “Carmen” vjen premierë në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit në një produksion të ri, që rikthen në skenë dhe balerinën e njohur Anbeta Toromani. Një balet premierë në të gjithë komponentët e tij në skenën tonë, me koreografi nga Amedeo Amodio, mbi muzikën e Georges Bizet, me një qasje të re muzikore nga Giuseppe Calì. Anbeta Toromani, një emër shumë i dashur për publikun tonë dhe me një karrierë ndërkombëtare me këtë rikthim pas disa vitesh në TKOB, ajo vjen në rolin titullar të Carmen. Teatri ka...