AMC zgjeron programin “Klasat për Nëna” dhe përurojnë mural për promovimin e gjidhënies në Fushë Kosovë
Në kuadër të Javës Botërore të Gjidhënies, që shënohet nga 1 deri më 7 gusht, organizata Action for Mothers and Children (AMC) do të organizojë të premten, më 7 gusht, një ngjarje për zgjerimin e programit “Klasat për Nëna” në një lokacion të dytë në Fushë Kosovë, si dhe përurimin e një murali të ri publik për promovimin e gjidhënies. Ngjarja synon të theksojë rëndësinë e qasjes së nënave në informata të besueshme për gjidhënien, ofrimin e mbështetjes praktike dhe rritjen e ndërgjegjësimit në komunitet për përfitimet e gjidhënies. Murali është realizuar nga artistja kosovare Ermira Murati (Orange Girl) dhe është vepra e dytë e këtij lloji e krijuar në bashkëpunim me AMC-në për promovimin e gjidhënies. Gjatë aktivitetit do të mbajnë fjalë rasti përfaqësues...
Burimi:
kultplus.com