Alda Bardhyli: Kur historitë na lidhin
Nga Alda Bardhyli “Kur historitë na lidhin” është tema që Panairi i Librit në Lajpcig ka zgjedhur si moto të edicionit të këtij viti, që hap siparin më 19 mars. Shqipëria do t’i bashkohet edhe këtë vit kësaj ngjarjeje të rëndësishme në fushën e librit, në hapësirën e përbashkët të Tradukit, së bashku me vendet e Evropës Juglindore. Në një kohë tensionesh globale, Astrid Böhmisch, drejtoresha e Panairit, zgjedh ta orientojë këtë hapësirë të madhe dialogu drejt historisë dhe kujtesës. Ajo beson se historia përbëhet nga një fije e padukshme që lidh përvojat e njerëzve përtej kufijve, ideologjive dhe kohëve. Sot, kur bota përjeton një ankth të ri global të mbushur me konflikte, pasiguri politike dhe kriza identitare, rikthimi te historitë e së shkuarës merr...
Burimi:
kultplus.com