Albumi i rrallë i Gjon Milit për Alexander Liberman
Në muzeun kombëtar të fotografisë “Marubi” në Shkodër ekspozohet një objekt i rrallë, që dëshmon jo vetëm krijimtarinë e Gjon Milit, por edhe rrjetin ndërkombëtar të marrëdhënieve profesionale që ai ndërtoi në zemër të skenës artistike të New York-ut të pasluftës. Muzeu shprehet se ky Presentation Album, i realizuar në vitin 1950 për ekspozitën “Photographs of Picasso by Gjon Mili and Robert Capa” në The Museum of Modern Art (MoMA), New York, nuk është një katalog i zakonshëm ekspozite. “Albumi përmban një dokumentim profesional të ekspozitës duke përfshirë disa nga imazhet më ikonike të Gjon Milit me Pablo Picasso-n, si dhe serinë e famshme të “Light Drawings”, ku Picasso “vizaton” në ajër me dritë, ndërsa aparati fotografik i Milit regjistron gjurmët e lëvizjes. Ky album...
Burimi:
sot.com.al