Alain Bosquet: Dialog të dashuruarish

Alain Bosquet: Dialog të dashuruarish

Poezi nga Alain Bosquet I them: “Cili është emri juaj?”Ajo përgjigjet: “Si të të pëlqejë.”I them: “Të zgjedhim p.sh. Karolë?”Ajo: “Për momentin, po e pranoj”.I them: “Jini vetëm?”Ndërsa ajo: “Sigurisht, jam me ju”.I them: “A mund të dashurohemi?”Ajo: “Dëshira juaj i ka të gjithë të drejtat”I them: “Cilët janë burrat tuaj?”Ndërsa ajo: “Njerëzit e kazinosë, industrialistë, mjeshtra noti.”I them: “Po preferencat tuaja?”Ajo: “Ata që janë të trishtë, por jo dhe aq”.I them: “A shkojmë të hamë bashkë?”Ndërsa ajo: “Guackat janë një prelud i mirë”.I them: “Ndonjëherë a lexoni?”Ndërsa ajo: “Sartrin, Kamynë, Tomas Manin.”I them: ” Ju keni gjinj të bukur?”Ajo: “Edhe mua më pëlqejnë”.I them: “Jeni pothuajse hyjnore”Ndërsa ajo: “Keni shumë të drejtë”.I them: ” Ja një dhuratë. ..”Ajo:”Ndoshta është falas”Ne u dashuruam të hënën,...