Akademiku Valter Memisha flet për Fjalorin e Madh të Gjuhës Shqipe
Në një intervistë për emisionin Dekalog nga Roland Qafoku në DritareTV, akademiku Valter Memisha, zëvendëskryeredaktor i Fjalorit të Madh të Gjuhës Shqipe, prezantoi detaje nga një nga projektet më të rëndësishme të gjuhësisë shqiptare në dekadat e fundit. Ky fjalor përbën një përmirësim të jashtëzakonshëm krahasuar me botimet e mëparshme, duke përfshirë veprat e vitit 1980, 2006 dhe 2020. Sipas Memishës, fjalori përmban 105.000 fjalë, ndërsa, duke përfshirë edhe njësi frazologjike dhe përbërje të tjera, shkon në 125.000 njësi. “Ky nuk është thjesht një fjalor i zakonshëm. Është një vepër gjigante, e cila dokumenton gjuhën e të gjitha trojeve shqiptare dhe përfaqëson një thesaur të pasur leksikor,” tha akademiku. Fjalori përfshin 12.500 njësi frazologjike, 1.640 shprehje me origjinë të huaj, si dhe 1.200 akronime të...
Burimi:
kultplus.com