Akademik Emin Riza, ndër studiuesit më të rëndësishëm të trashëgimisë kulturore shqiptare
Emin Riza është një nga figurat që ka dhënë kontribut të rëndësishëm në dokumentimin, mbrojtjen dhe promovimin e arkitekturës tradicionale dhe trashëgimisë kulturore të vendit. Akademik Emin Riza lindi më 3 korrik 1937. Një ditë më parë, Kryesia e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë uroi për ditëlindjen akademikun Emin Riza. Akademia e Shkencave shprehet se Emin Riza është një nga studiuesit më të njohur shqiptarë në fushën e trashëgimisë kulturore dhe arkitekturës tradicionale. Me një karrierë të gjatë si studiues, pedagog dhe specialist në Institutin e Monumenteve të Kulturës, ai ka dhënë një kontribut të spikatur në dokumentimin, mbrojtjen dhe promovimin e trashëgimisë materiale shqiptare. ASH shprehet se ai ka disa nga veprat më të rëndësishme të trashëgimisë kulturore shqiptare si: “Qyteti -Muze i Gjirokastrës”...
Burimi:
sot.com.al