Akademik Emin Riza ndahet nga jeta, studiuesi i shquar i trashëgimisë kulturore

Akademik Emin Riza ndahet nga jeta, studiuesi i shquar i trashëgimisë kulturore

Akademik Emin Riza, një nga studiuesit më të njohur shqiptarë në fushën e trashëgimisë kulturore dhe arkitekturës tradicionale u nda nga jeta në moshën 89-vjeçare. Me një veprimtari të gjatë kërkimore dhe akademike, ai la pas një kontribut të rëndësishëm në studimin, dokumentimin dhe ruajtjen e vlerave të trashëgimisë materiale shqiptare. Ai lindi më 3 korrik 1937. Ndër veprat e tij më të rëndësishme janë “Qyteti-Muze i Gjirokastrës” (1980), një studim themelor mbi trashëgiminë ndërtimore të Gjirokastrës, banesat karakteristike dhe vlerat e saj si qytet-muze, si edhe “Banesa shqiptare me qoshk” (2018), monografi e botuar nga Akademia e Shkencave, e cila trajton tipologjinë e banesave popullore shqiptare me qoshk dhe vlerat e tyre arkitektonike. Akademik Riza ishte autor i 16 monografive, pesë prej tyre në...