Ajo që doja t’u thoja mësuesve të fëmijës tim
Foto ilustrim “Ju shkruaj sepse shpesh herë jua kam shumë zili kohën që kaloni me të. Sepse e shihni të matet me gjërat e vështira dhe të mrekullohet përpara një zbulimi të vockël” Pikësëpari, faleminderit, sepse fëmija im kthehet në shtëpi me një sërë gjërash për të treguar. Pastaj dua t’ju kërkoj që ta dëgjoni, edhe atëherë kur duket sikur nuk ka një gjë të saktë për të thënë dhe po përpiqet të gjejë fjalët e duhura. Dëgjojeni sepse, nëse keni durim ta bëni, në mënyrën e vet do të dijë t’ju bëjë të kuptoni se çfarë mendon. Ka një gjë që e bën të lumtur, shumë të lumtur. Ajo quhet “imagjinatë”. Bëjeni të studiojë, mësojini si llogaritet sipërfaqja e një trekëndëshi, çfarë është fotosinteza...
Burimi:
kultplus.com