“Abracadabra!”, çka thotë kjo?
Fjalët magjike, përdoren shpesh nga magjistarët, kur janë duke kryer truket e tyre magjike në skenë. Dhe një nga termat e tyre më të shpeshtë, është “Abracadabra”. Edhe pse kjo fjalë është e njohur për shumë njerëz, ka të ngjarë që pak njerëz ta dinë origjinën e vërtetë të saj. Përveç “Abracadabra”, ekzistojnë disa fjalë të tjera magjike, që përdoren gjerësisht nga magjistarët e skenave. Dhe ashtu si “Abracadabra”, origjinat e këtyre fjalëve, janë gjithashtu një mister për shumicën e njerëzve. Po nga vjen fjala “Abracadabra”? Thuhet se ka origjinën e saj në botën e lashtë romake. Në atë kohë, ky term nuk përdorej nëpër shfaqje, por besohej se përmbante në vetvete fuqi të mëdha magjike. Sipas një teorie, fjala “Abracadabra” rrjedh nga fjalët hebraike...
Burimi:
kultplus.com