A mund të zëvendësohet libri nga ndonjë “sajesë elektronike”? Kështu përgjigjej Umberto Eco
Nga Umberto Eco Ka dy lloje librash, ata që i qëmtojmë, dhe ata që i lexojmë mirëfilli. Të parët syresh (prototipi në fjalë është numëratori telefonik, por janë gjithashtu edhe fjalorët dhe enciklopeditë) zënë shumë vend në shtëpitë tona, njëherësh vështirë t’i përdorim dhe kushtojnë majmë. Fare mirë do të zëvendësohen nga disqet multimediale, sepse kështu do të lirojmë hapësirën e duhur, në shtëpitë tona dhe bibiliotekat publike, për hir të librave që ia vlen të lexohen (nga Komedia Hyjnore gjer në librat me tema kriminale). Librat që ia vlen të lexohen ndërkohë kurrsesi nuk mund të zëvendësohen nga asnjë sajesë elektronike. Ata janë ngjizur për t’u mbajtur në dorë, edhe në krevat qoftë, edhe në varkë, edhe aty ku nuk kemi priza elektrike, aty...
Burimi:
kultplus.com