A është pamja e jashtme kaq e rëndësishme?

A është pamja e jashtme kaq e rëndësishme?

Për Esencën e njeriut (një variacion i përgjigjes së pyetjes “Kush jam unë?”) Nga Silvana Kola-Loka Pavarësisht qëndrimeve të ndryshme, kur bie fjala për rëndësinë e pamjes së jashtme, thuajse të gjithë bien dakord në dy gjëra: Ne gjykojmë se pamja e jashtme është shumë e rëndësishme për t’u ndjerë mirë me veten. Dhe sa më mirë të ndjehemi me veten, aq më të relaksuar vendosemi në raporte me të tjerët. Ekziston një presion i madh i shoqërisë, kryesisht përmes industrisë së modës, asaj kozmetike dhe farmaceutike, për t’u dukur sa më të bukur, sa më të rinj dhe sa më elegantë. Dhe, nëse nuk jemi të kënaqur me rezultatin, atëherë e kërkojmë ‘dermanin’ tek programet dhe aplikimet për të shtrirë rrudhat dhe për të...