A e dini që Leonardo de Martino ishte mësuesi i parë i Gjergj Fishtës?

A e dini që Leonardo de Martino ishte mësuesi i parë i Gjergj Fishtës?

Gjergj Fishta Poeti arbëresh Leonardo De Martino lindi në fshatin arbëresh Greçi, të provincës së Avelinos (Itali) 185 vite më parë. Famullitari i Troshanit (dhe i fshatit Fishtë), ai e pagëzoi Zefin në ditët e para të jetës dhe ka vlerësuar zgjuarsinë dhe zhdërvjelltësinë e zadrimorit të vogël, që do të bëhej Fishta i madh e letrave shqipe. Më 1865 u dërgua si meshtar në Shqipërinë e Veriut, ku mori pjesë në lëvizjen kulturore patriotike. Shkroi vjersha dhe ndonjë pjesë dramatike, të cilat i botoi në përmbledhjen “L’arpa d’un italo-albanese” (“Harpa e një arbëreshi”, Venedik, 1881). Në krijimet e tij më të mira i këndoi me nota romantike dashurisë për Shqipërinë, evokoi figurën e Skënderbeut etj. Krijimtaria e tij ushtroi ndikim te Fishta, Mjeda, kur...