90 vite nga lindja e Ismail Kadaresë, shkrimtari që i dha jehohë letërsisë shqiptare

90 vite nga lindja e Ismail Kadaresë, shkrimtari që i dha jehohë letërsisë shqiptare

Më 28 janar 1936 u lind në Gjirokastër shkrimtari i madh Ismail Kadare, poet, prozator dhe një nga përfaqësuesit më të shquar të letërsisë shqiptare. Ai konsiderohet një personalitet qendror i kulturës shqiptare të gjysmës së dytë të shekullit XX. Arsimin e mesëm e kreu në qytetin e lindjes. Në vitin 1958 u diplomua në degën e gjuhës dhe të letërsisë në Universitetin e Tiranës, ndërsa më pas vijoi studimet për dy vjet në Institutin “Gorki” në Moskë. Fillimet e tij letrare lidhen kryesisht me poezinë, me vëllime si “Frymëzime djaloshare” dhe “Përse mendohen këto male”. Në fushën e prozës, Kadare lëvroi tregimin, novelën dhe romanin. Romani “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” (1963) e konfirmoi ate si shkrimtar i madh. Vepra të tjera të rëndësishme...