Burimi:
kultplus.com
Foto © kultplus.com
89-vjetori i lindjes së Anton Pashkut
Anton Pashku lindi më 8 janar 1937 në Grazhdanik, një fshat afër Prizrenit dhe vdiq më 31 tetor 1995 në Prishtinë. Pashku punoi gjatë jetës së tij në Rilindje, duke filluar si gazetar dhe më pas u bë redaktor i rubrikës së kulturës në këtë gazetë. Në 20 vitet e fundit, ai u bë redaktor tek shtëpia botuese “Rilindja”. Në vitin 1955, ai filloi të botonte shkrimet letrare, ku në tregimet e tij dallohen tri qarqe themelore tematike: Ai i temës së dashurisë, i vetmisë, së kërkuar dhe të kushtëzuar nga një totalitarizëm dhe qarku tematik, për dhunën mbi individin. Tregimet e tij antologjike janë: “Nën qarr po rrinte vasha”, “Floçka”, “Kulla”, “Si e përshkroi ëndrrën e vet njeriu me kapelë”, “Dy fjalë për një...