7 Marsi i mësuesve dhe Mësonjëtores së parë shqipe

7 Marsi i mësuesve dhe Mësonjëtores së parë shqipe

Duke qenë tashmë pjesë e traditës, 7 marsi kremtohet nga të gjithë shqiptarët, nxënësit, në shenjë vlerësimi të traditave më të mira të shkollës kombëtare shqipe, të figurës së nderuar të mësuesit si edukator i brezit të ri. Mësonjëtorja e parë u çel në 7 mars në 1887 në Korçë, në kushtet e pushtimit otoman. U themelua nga një grup rilindasish, ndërsa ishte e para shkollë fillore me një fizionomi të theksuar kombëtare dhe laike, ku të gjitha mësimet jepeshin në gjuhën shqipe. Sipas dokumenteve të kohës, veprimtaria e kësaj shkolle përshkohej nga idetë patriotike, edukata e punës dhe dashuria për dije. Mësonjëtorja e parë shqipe u përkrah gjerësisht nga masat patriotike korçare dhe ato të mërgimit. Në këtë shkollë jepeshin lëndët, shkrim, këndim, gjuhë...