6 gushti, dita kur u nda nga jeta poeti dhe akademiku Esad Mekuli
Më 6 gusht përkujtohet përvjetori i ndarjes nga jeta i Esad Mekulit (1916–1993), poetit, përkthyesit dhe akademikut që la gjurmë të pashlyeshme në letërsinë dhe kulturën shqiptare në Kosovë. I lindur në Plavë më 17 dhjetor 1916, Mekuli kreu arsimin e mesëm në Pejë, ndërsa studimet universitare për Veterinari i vazhdoi në Universitetin e Beogradit. Gjatë viteve të rinisë u përfshi në aktivitet politik dhe antifashist, duke u burgosur disa herë për shkak të veprimtarisë së tij. Pas Luftës së Dytë Botërore, ai u bë një nga figurat më të rëndësishme të jetës kulturore në Kosovë. Në vitin 1949 themeloi revistën letrare “Jeta e Re”, të cilën e drejtoi për më shumë se dy dekada, duke krijuar një hapësirë të rëndësishme për zhvillimin e letërsisë...
Burimi:
kultplus.com