582 vite nga “Besëlidhja e Lezhës”- kuvendi i princave shqiptarë
Para 582 viteve, më 2 mars 1444, në Katedralen e Shën Nikollës në Lezhë, u mbajt “Besëlidhja e Lezhës” e njohur si Kuvendi i princave shqiptarë, të cilin e organizoi Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Ajo përbën një nga momentet më të ndritura të rezistencës antiosmane, në mesin e shekullit të XV. Këtu ishte bërë bashkimi i parë politik e ushtarak mbarëshqiptar i njohur në historinë e Shqipërisë. Vendimi i Kuvendit, 582 vite më parë, ishte krijimi i një Besëlidhjeje Arbërore me në krye Skënderbeun. Po ashtu, Besëlidhja e Lezhës vendosi formimin e një ushtrie të përbashkët të komanduar nga Skënderbeu si kapiten i përgjithshëm, krijimin e një arke të përbashkët për të përballuar shpenzimet e luftës. Besëlidhja e Lezhës ishte kuvendi ku u hodhën themelet e...
Burimi:
kultplus.com