45 vjet nga dasma e shekullit: Kur Lady Diana u bë Princesha e Uellsit
Më 29 korrik 1981, sytë e botës ishin të drejtuar drejt Londrës, ku Lady Diana Spencer u martua me princin Charles në një ceremoni që hyri në histori si “dasma e shekullit”. Ajo ditë shënoi fillimin e një kapitulli të ri në jetën e një 20-vjeçareje, e cila do të bëhej një nga figurat më të dashura dhe më të ndjekura të familjes mbretërore britanike. Historia e Dianës dhe Charles kishte nisur disa vite më herët. Ata u takuan për herë të parë kur Diana ishte vetëm 16 vjeçe, në kohën kur Charles ishte në lidhje me motrën e saj më të madhe, Lady Sarah Spencer. Në vitin 1980 ata u ritakuan dhe nisën lidhjen e tyre, ndërsa vetëm gjashtë muaj më vonë Charles i...
Burimi:
kultplus.com