1962 /Rrëfimi i korrespondentit të “TIME” në Paris, rreth vizitës së tij në Shqipëri

1962 /Rrëfimi i korrespondentit të “TIME” në Paris, rreth vizitës së tij në Shqipëri

Nga Aurenc Bebja Revista “TIME” ka botuar, me 10 gusht 1962, në faqet n°7, 19 dhe 20, rrëfimin e korrespondetit të saj Edward Behr, rreth vizitës së tij asokohe në Shqipëri. Shqipëria : Komb në terr Shqipëria është vendi më i mjerë në Evropë. Pothuajse askush nuk dëshiron të hyjë, dhe shumica e njerëzve të saj, po t’u jepej një mundësi e vogël, do të dëshironin të dilnin. Megjithatë, për të fituar valutë të huaj aq të nevojshme, drejtuesit komunistë të vendit mbajnë një shërbim zyrtar turistik, Albtourist, i cili mburret me “plazhet e pakrahasueshme të Adriatikut” (të gjitha të ruajtura nga anije policie që patrullojnë) dhe me “rrënojat shumë-shekullore”. Biznesi për Albtourist është bërë i dobët në vendet e tjera satelite që prej prishjes me...