17 shkurti, Dita Ndërkombëtare e Maceve: Ja cilat janë të drejtat e maceve

17 shkurti, Dita Ndërkombëtare e Maceve: Ja cilat janë të drejtat e maceve

Çdo vit më 17 shkurt festohet Dita Ndërkombëtare e Maceve, një ditë e dedikuar për ndërgjegjësimin mbi mirëqenien, mbrojtjen dhe të drejtat e këtyre kafshëve shtëpiake që janë bërë pjesë e pandashme e jetës së shumë familjeve në mbarë botën. Kjo ditë synon të promovojë kujdesin e përgjegjshëm ndaj maceve, respektimin e nevojave të tyre dhe luftën kundër braktisjes apo keqtrajtimit. Organizatat për mbrojtjen e kafshëve theksojnë disa të drejta bazë që çdo mace duhet të gëzojë: E drejta për ushqim dhe ujë të mjaftueshëm – çdo mace duhet të ketë akses në ushqim cilësor dhe ujë të pastër çdo ditë. E drejta për kujdes shëndetësor – përfshin vizitat te veterineri, vaksinat dhe trajtimet e nevojshme. E drejta për strehim dhe siguri – maceve duhet...