139 vite të arsimit shqip, ekspozitë për këngët patriotike në 139-vjetorin e Mësonjëtores së Parë
Në Ditën e Mësuesit, që shenjon edhe 139-vjetorin e hapjes së Mësonjëtores së Parë Shqipe në Korçë, Muzeu i Arsimit organizoi ekspozitën në formë instalacioni “Shqipëri, atdhe i dashur”. Përmbledhje dhe botime të këngëve më të njohura patriotike shqiptare, si dhe autorët që përmes krijimtarisë së tyre zgjuan dashurinë për atdheun dhe ndjenjën kombëtare janë ekspozuar në ambientet e Muzeut të Arsimit për të risjellë në vëmendje historinë e këtyre këngëve që ndër vite kanë përcjellë mesazhe patriotike dhe i kanë dhënë jehonë gjuhës shqipe. Por si çdo 7 mars muzeut nuk i munguan as vizitorët të cilët zgjedhin Korçën për të përjetuar nga afër historinë e arsimit shqiptar dhe për të njohur vendin ku nisi rrugëtimi i shkollës shqipe. Kjo ekspozitë rikthen në vëmendje rolin...
Burimi:
top-channel.tv