107 vite nga zgjedhja e Fan Nolit si peshkop i parë i Kishës Ortodokse Shqiptare
Më 27 korrik të vitit 1919, Fan Noli u emërua peshkop i Kishës Ortodokse Shqiptare, ndërsa ndikimi i tij ishte rritur shumë në radhët e diasporës. Nën mbështetjen e Sinodit rus dhe nën ovacionin e bashkatdhetarëve të tij, të cilët kumbonin me parrulla si: “E duam sot Peshkop, mjaft duruam talljet e të tjerëve. Tani të vishet Peshkop!”, Noli u zgjodh i pari peshkop i Kishës Ortodokse Shqiptare. Imzot Fan Noli nuk reshti së punuari për komunitetin e tij, jo vetëm si klerik, por edhe duke milituar për çështje me rëndësi kombëtare, siç ishte rasti i pjesëmarrjes në punimet e Lidhjes së Kombeve në Gjenevë. Fan Noli i përfaqësoi shqiptarët e Shteteve të Bashkuara edhe si kryeredaktor i gazetës “Dielli” në Boston. Noli, themelues i...
Burimi:
kultplus.com