Kullë mbi 170 metra, me 448 kolona në vend të ‘Tajvanit’, BIG – Bjarke Ingels fiton projektin
PAMJE NGA PROJEKTI TIRANË-Pesë studio ndërkombëtare arkitekture prezantuan një ditë më parë vizionet e tyre për Tirana Fountain Plaza, projekti i parashikuar në zonën e njohur si Tajvani. Në prezantimin ku mori pjesë edhe vetë kryeministri Edi Rama, fituesi i projektit u shpall BIG – Bjarke Ingels Group. Në kuadër të projektit në zemër të Tiranës do të ngrihet një kullë mbi 170 metra, me 448 kolona. Studio spanjolle Barozzi Veiga ka propozuar një kullë cilindrike me lartësi mbi 170 metra, të formuar nga 448 kolona, të konceptuara si elementi kryesor arkitektonik i ndërtesës. Sipas prezantimit, projekti shkruan Monitor synon të reduktojë sa më shumë sipërfaqen që ndërtesa zë në tokë, për të lënë më shumë hapësirë për parkun. Gjurma e ndërtesës parashikohet të ulet nga rreth 1,850 metra...
Burimi:
zeri.ai