Kullat e veriut, përcjellëse të etnografisë dhe historisë njerëzore

Kullat e veriut, përcjellëse të etnografisë dhe historisë njerëzore

Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Shkodër përcolli foto interesante të një kulle tipike të veriut, të marra gjatë një inspektimi të specialistëve në kullën e njohur si e Gjelosh Ndokës, në fshatin Abat të Shalës. Kulla është Monument Kulture, me formën klasike katërkëndore, e ndërtuar me gurë si element i marrë nga natyra për qëndrueshmëri e forcë. Kullat e veriut janë banesa tipike të skajeve më veriore të Shqipërisë, që kanë përcjellë ndër shekuj etnografinë dhe historinë e banorëve të tyre. Në veri kullat janë ndërtuar duke harmonizuar drurin si element që kryesisht e gjen në çati, në tavanet, ndërkatet dhe në kornizat e dritareve të vogla, tipike për banesat e veriut. Kryesisht kati përdhes ishte i përcaktuar për mbajtjen e kafshëve ndërsa katet e...