Kulla në Parkun Rinia, KQZ i hap rrugën referendumit vendor të propozuar nga aktivistët
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar fletën tip për mbledhjen e nënshkrimeve për zhvillimin e një referendumi vendor në Tiranë, përmes të cilit synohet të mbrohet Parku Rinia nga ndërtimet e reja. Nisma është ndërmarrë nga këshilltarët bashkiakë të opozitës në Tiranë, të cilët më 5 tetor iu drejtuan KQZ-së me një kërkesë për zhvillimin e referendumit, duke kundërshtuar projektin për ndërtimin e një kulle në këtë hapësirë publike. Në mbledhjen e 15 tetorit, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve shqyrtoi kërkesat e dy grupeve nismëtare për zhvillimin e referendumeve vendore në Tiranë dhe Poliçan, duke vendosur miratimin e fletëve tip për mbledhjen e nënshkrimeve. Në kërkesën e depozituar, nismëtarët argumentojnë se ndërtimi i një godine shumëkatëshe në Parkun Rinia do të shtojë trafikun, do të përkeqësojë...
Burimi:
gijotina.com