Kujdesi për shëndetin mendor, Spahiu: Më shumë mbështetje dhe dinjitet për individët, prioritet që kërkon vëmendje!
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu, zhvilloi një takim me mjekë dhe specialistë të Qendrës Komunitare të Shëndetit Mendor në Durrës, ku në fokus ishte problematikat e shëndetit mendor në të gjitha grupmoshat. Përmes një reagimi në rrjetin e saj social, ministrja bëri të ditur se gjatë takimit u diskutua edhe për nevojën e rivlerësimit të kritereve dhe protokolleve që ndiqen nga Qendra Komunitare e Shëndetit Mendor për kategori të veçanta të personave që përballen me vështirësi të shëndetit mendor. Sipas Spahiut, bashkëpunimi me profesionistët e fushës dhe përmirësimi i vazhdueshëm i praktikave të kujdesit janë thelbësore për ofrimin e shërbimeve të përshtatura me nevojat e çdo individi, duke garantuar më shumë mbështetje, përkujdesje dhe dinjitet. “Shëndeti mendor, një prioritet që kërkon vëmendje...
Burimi:
javanews.al