Kujdes, pijet shumë të nxehta mund të rrisin rrezikun e kancerit
Pirja e rregullt e çajit, kafesë apo pijeve të tjera në temperatura shumë të larta mund të lidhet me një rrezik më të madh për zhvillimin e kancerit të ezofagut, sugjeron një studim i kryer në Mbretërinë e Bashkuar. Hulumtimi i Universitetit të Oksfordit, i publikuar në International Journal of Cancer, përfshiu 977,282 burra dhe gra të moshës së mesme. Sipas studiuesve, personat që i konsumonin pijet “shumë të nxehta” kishin rreth tre herë më shumë rrezik për kancer të ezofagut krahasuar me ata që i pinin pijet në temperaturë më të ulët. Studiuesit e përcaktuan një pije si “shumë të nxehtë” kur temperatura e saj ishte 65 gradë Celsius ose më shumë. Rreziku ishte gjithashtu më i lartë te personat që konsumonin gjashtë ose...
Burimi:
vizionplus.tv