Kufizohet qarkullimi në Urën e Matit, ARRSH ndalon mjetet mbi 13 tonë
Ura mbi lumin Mat, në aksin nacional Lezhë-Milot, është vendosur nën kufizim për automjetet me tonazh të rëndë. Autoriteti Rrugor Shqiptar, në bashkëpunim me Policinë Rrugore, ka vendosur barriera betoni në të dyja anët e urës, për të ndaluar kalimin e mjeteve që tejkalojnë peshën e lejuar prej 13 tonësh. Masa vjen pas ndërhyrjes emergjente të kryer disa muaj më parë për përforcimin e themeleve të urës. Pavarësisht sinjalistikës, monitorimet në terren kanë evidentuar shkelje të përsëritura të kufizimit nga automjetet e rënda. Përdoruesit e urës shprehen se struktura vijon të ketë probleme dhe ngrenë dyshime për cilësinë e investimit. Autoriteti Rrugor Shqiptar sqaron se kufizimi nuk lidhet me ndonjë cedim apo dëmtim të urës, por është një masë parandaluese për mbrojtjen e ndërhyrjes së...
Burimi:
kohajone.com