Kuçovë/ Pezullohen nga detyra tre punonjësit e policisë pasi shoqëruan me forcë një person (EMRAT)

Kuçovë/ Pezullohen nga detyra tre punonjësit e policisë pasi shoqëruan me forcë një person (EMRAT)

FOTO KUÇOVË- Pas publikimit në rrjetet sociale të një videoje ku efektivet e policisw shfaqen duke tërhequr nje person në fshatin Krekëz ka reaguar edhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit.  Të tre punonjësit e komisariatit të policisë së Kuçovës janë pezulluar nga detyra nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Skënder Hitaj. Bëhet fjalë për inspektorët Dashnor Dino dhe Kastriot Meçanin oficer të Patrullës së Përgjithshme si dhe inspektorin Afrim Muka (SPZ). Ndaj tyre është urdhëruar një hetim disiplinor për shkeljet e “Përdorimit të paligjshëm dhe I paarsyeshëm I forcës”  dhe “Kryerja e veprimeve që cenojnë rëndë figurën e punonjësit të Poilicisë, institucionit apo shërbimin policer në tërësi”. Sipas policisë me 20 korrik shtetasja me iniciale V.T. ka bërë një kallëzim së është kanosur...