Ku u gjetën materialet sekrete të SHISH? DETAJE të bujshme që çuan SPAK deri te Vlora Hyseni

Ku u gjetën materialet sekrete të SHISH? DETAJE të bujshme që çuan SPAK deri te Vlora Hyseni

foto ilustrim: vlora hyseni-ergys agasi TIRANË- Detaje të reja janë zbuluar nga operacioni i SPAK mëngjesin e kësaj të marte, që çoi në arrestin shtëpiak të drejtueses së SHISH, Vlora Hyseni. Këtë të fundit, Prokuroria e Posaçme e akuzon për “Përkrahje të autorit të krimit” dhe “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”. Sipas burimeve, bëhet fjalë për disa materiale të klasifikuara sekrete të dala nga Shërbimi Informativ i Shtetit (SHISH). Materiale të cilat, mësohet se janë gjetur gjatë kontrolleve të bëra pas arrestimit të biznesmenit Ergys Agasi dhe ish zyrtarit të lartë të policisë së Elbasanit, Ulian Shpataraku. Që prej orëve të para të mëngjesit të sotëm, SPAK ka ndërmarrë një aksion blic dhe ka ushtruar kontrolle në disa banesa dhe zyra të zyrtarëve dhe...