KU ËSHTË DOSJA e Bleona Matës? Avokati dhe SPAK me versione të ndryshme
Çështja e Bleona Matës, e zhdukur prej 16 vitesh, është rikthyer në vëmendje pas deklaratave të bëra në emisionin “Ftesë në 5”, ku u përballën nëna e saj, Bukurie Mata, avokati Alban Duraj dhe avokati i familjes, Idajet Beqiri. Përballja në studio u shoqërua edhe me një debat lidhur me statusin e hetimeve për zhdukjen e Bleona Matës. Avokati Idajet Beqiri deklaroi se çështja është në Prokurorinë e Posaçme, duke pretenduar se ajo është marrë nga organet e mëparshme të hetimit për shkak të dyshimeve për trafikim të qenieve njerëzore. Sipas Beqirit, çështja ndodhet në SPAK që prej vitit 2024, por është e pezulluar. Ai tha gjithashtu se disponon dokumente që, sipas tij, mbështesin këtë pretendim dhe përmendi një vendim të ish-prokurorit Anton Martini lidhur...
Burimi:
ntv.al