Kryeveprat e Van Goghut dhe Cézanne pritet të shiten për qindra miliona dollarë

Kryeveprat e Van Goghut dhe Cézanne pritet të shiten për qindra miliona dollarë

Një koleksion i rrallë me rreth një duzinë veprash impresioniste dhe post-impresioniste, me vlerë të përbashkët prej afro gjysmë miliardë dollarësh, do të dalë në ankand pasi ka qëndruar i fshehur për dekada në një koleksion privat në Amerikën e Jugut. Sotheby’s ka bërë të ditur se veprat e Vincent van Goghut dhe Paul Cézanne pritet të arrijnë çmime rekord për artistët në ankandin që do të zhvillohet më 18 nëntor në Nju Jork. Ndër veprat kryesore është piktura e Van Goghut “Châtaigniers en fleurs” (“Gështenja në lulëzim”), e vlerësuar paraprakisht në 180 milionë dollarë. Piktura, e cila nuk është parë publikisht prej rreth 50 vitesh, paraqet pemë gështenjash në lulëzim dhe lidhet me periudhën e fundit të jetës së artistit. Në ankand do të...