Kryenegociatorja Dhuka: BE është destinacioni ynë, të ndërtojmë urat e dialogut drejt familjes europiane

Kryenegociatorja Dhuka: BE është destinacioni ynë, të ndërtojmë urat e dialogut drejt familjes europiane

Kryenegociatorja e Shqipërisë në procesin e integrimit europian, Majlinda Dhuka, ka reaguar mes tensioneve dhe protestave të ditëve të fundit, duke bërë thirrje për dialog, respektim të institucioneve dhe ruajtje të vlerave europiane. Përmes një mesazhi, Dhuka theksoi se aspirata europiane mbetet destinacioni strategjik i Shqipërisë dhe se procesi i integrimit kërkon përgjegjshmëri, bashkëpunim dhe respekt për shtetin e së drejtës. “Bashkimi Europian është destinacioni ynë, familja europiane është përkatësia jonë çdo ditë, edhe sot. Protesta dhe zëri i qytetarëve na kërkojnë të reflektojmë me përgjegjshmëri të lartë mbi Shqipërinë europiane që duam e po ndërtojmë me atdhetari, vendin ku zëri i qytetarëve dëgjohet, institucionet respektohen dhe shteti i së drejtës është mbi çdo interes”, shprehet Dhuka. Kryenegociatorja vlerësoi rëndësinë e pjesëmarrjes qytetare dhe të...