Kryeministri Rama: Buxheti 2027 prek rekordin e 10 miliardë eurove
Kryeministri Edi Rama dhe ministrat e kabinetit qeveritar vijojnë me takimet e “Pranisë Besnike”, ndërkohë që po diskutohet projektbuxheti 2027. Rama ndau sot pamjet nga raportimi i Ministrit të Financave, Petrit Malaj, për projektbuxhetin 2027 dhe tha se ky buxhet prek rekordin e 10 miliardë eurove. “Vijon puna me takimet e “Pranisë Besnike”, ndërkohë që po diskutojmë Buxhetin 2027, i cili do të prekë tavanin rekord të 10 miliardë eurove, për të rishpërndarë më shumë nga rritja e qëndrueshme e ekonomisë”, shprehet Rama. “Do të aplikojmë për herë të parë duke filluar nga viti 2027 bonusin e bebeve i cili do të paguhet çdo muaj. Këtë vit do të bëjmë dhe përjashtim nga Tatimi mbi të Ardhurat Personale për shtresat në nevojë”, informoi Malaj. “Kemi...
Burimi:
kohajone.com