Kryeministri kanadez flet për rrezikun e një ndërhyrjeje amerikane, Carney: Duhet të përgatitemi!

Kryeministri kanadez flet për rrezikun e një ndërhyrjeje amerikane, Carney: Duhet të përgatitemi!

Kryeministri kanadez, Mark Carney, tha në një intervistë për “The New York Times” se qeveria e tij ka marrë në konsideratë edhe skenarin ekstrem të një ndërhyrjeje ushtarake amerikane në Kanada, megjithëse një pushtim i tillë nuk konsiderohet skenari bazë. “Është përgjegjësi e atyre që mbajnë këto poste të shqyrtojnë edhe rreziqet ekstreme”, tha Carney, duke e përshkruar këtë si pjesë të menaxhimit normal të rrezikut. Ai shtoi se do të ishte e papërgjegjshme të mos përgatiteshin plane edhe për një skenar të tillë, në një kohë kur Presidenti amerikan Donald Trump ka përsëritur deklaratat për ta bërë Kanadanë shtetin e 51-të të SHBA-së. Në intervistën në fjalë, Carney foli edhe për përpjekjet e Kanadasë për të diversifikuar lidhjet ekonomike dhe strategjike, duke ulur varësinë...