Kryeministri i Serbisë i kërkon presidentit ta shpërndajë Parlamentin
Kryeministri i Serbisë, Gjuro Macut, i ka dërguar presidentit të vendit kërkesë për shpërndarjen e Kuvendit, një procedurë që i paraprin shpalljes së zgjedhjeve parlamentare. Sipas Kushtetutës së Serbisë, presidenti mund ta shpërndajë Kuvendin me propozim të arsyetuar të Qeverisë. Në të njëjtën kohë me shpërndarjen e Kuvendit, presidenti i vendit shpall zgjedhjet parlamentare, të cilat duhet të përfundojnë jo më vonë se 60 ditë nga dita e shpalljes së tyre.Kuvendi i shpërndarë mund të kryejë vetëm punë të rregullta ose të ngutshme, të përcaktuara me ligj. Zgjedhjet parlamentare ishin paralajmëruar më herët nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i cili kishte thënë se ato do të mbaheshin më 18 ose 25 tetor. Zgjedhje të parakohshme kërkojnë që nga maji i vitit 2025 studentët që...
Burimi:
syri.net