Kryeministri britanik: Rusia ndërhyri në referendumin e Brexit! Paralajmëron për ndikim edhe në Francë dhe Gjermani

Kryeministri britanik: Rusia ndërhyri në referendumin e Brexit! Paralajmëron për ndikim edhe në Francë dhe Gjermani

Kryeministri britanik Andy Burnham ka deklaruar se Rusia ka ndërhyrë në referendumin e vitit 2016 për daljen e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian, ndërsa ka paralajmëruar se aktivitete të ngjashme po zhvillohen edhe në Francë dhe Gjermani, raporton BBC. Në një intervistë për podcastin “The Rest Is Politics”, Burnham pasi mbërriti në rezidencën qeveritare në Downing Street, kërkoi informacion mbi ndërhyrjet e mundshme ruse në votimin e vitit 2016. “Kam marrë përgjigjen e qartë se, po, ka pasur ndërhyrje”, deklaroi Burnham. Ai shtoi se Britania e Madhe nuk ka qenë mjaftueshëm aktive në informimin e publikut për përmasat e përpjekjeve të aktorëve të huaj për të ndikuar dhe për të penguar proceset politike. “Ne nuk i kemi informuar njerëzit mjaftueshëm për shkallën në të...