Kryeipeshkvi Gallagher: Selia e Shenjtë, diplomaci që beson në paqe

Kryeipeshkvi Gallagher: Selia e Shenjtë, diplomaci që beson në paqe

Dielli po shkëlqente në Moskë të premten, më 28 gusht, në fillim të pasdites, kur shefi diplomatik i Selisë së Shenjtë, Kryeipeshkvi Imzot Paul Richard Gallagher, u nis në fluturimin për në Romë, nëpërmjet Stambollit, për t’u kthyer në Vatikan natën vonë. Ishte një udhëtim i gjatë dhe mjaft i vështirë. Pezullimi i fluturimeve direkte ndërmjet Rusisë dhe vendeve të Bashkimit Evropian ka mundësi të kufizuara për të arritur në Moskë, duke i detyruar fluturimet e pakta të planifikuara të bëjnë një tur të gjatë në Evropë, nga Stambolli, nëpër Ballkan, përgjatë kufirit ukrainas dhe, së fundmi, mbi Bjellorusi. Të paktën dymbëdhjetë orë, duke përfshirë fluturimet dhe ndalesat, për një udhëtim që para vitit 2022 kërkonte rreth katër orë fluturim. “Ishte një udhëtim i gjatë”...