Kryebashkiaku socialist i Patosit kundër territoriales: Kemi performancë më të mirë se Fieri

Kryebashkiaku socialist i Patosit kundër territoriales: Kemi performancë më të mirë se Fieri

Kryebashkiaku socialist i Patosit, Fation Duro këmbëngul se institucioni që ai drejton të mos shkrihet me Bashkinë Fier. Gjatë konsultimit publik të mbajtur me qytetarët për reformën territoriale, kryebashkiaku socialist argumentoi se indeksi i funksionalitetit të Bashkisë Patos është më i lartë se ai i Bashkisë Fier, gjë që sipas tij, ngre pikëpyetje për shërbimet që do të marrin qytetarët nëse propozimi i mazhorancës miratohet nga Kuvendi. “Për indeksionin e funksionalitet bashkia renditet e para në qark. Si mund të argumentohet shkrirja e një bashkie me indeks 71.7 me një bashki me indeks 55.4, pa provuar konkretisht se bashkimi do të përmirwsojë dhe jo dobësojë funksionin aktual të bashkisë”,- është shprehur Duro ndër të tjera. Këshilltarët thonë po ashtu, se drejtuesja politike e qarkut Fier,...