Kryebashkiaku Disha takon në Itali sipërmarrësin nga Librazhdi, Alban Alla: Ka ndërtuar një rrjet me 12 restorante

Kryebashkiaku Disha takon në Itali sipërmarrësin nga Librazhdi, Alban Alla: Ka ndërtuar një rrjet me 12 restorante

Kryetari i Bashkisë Librazhd, Mariglen Disha, ka zhvilluar një takim në Bolonjë të Italisë me bashkëqytetarin Alban Alla, i cili prej 25 vitesh jeton dhe punon në këtë qytet së bashku me familjen e tij. Përmes një postimi, Disha vlerëson rrugëtimin e Allës, i cili falë punës, përkushtimit dhe këmbënguljes ka arritur të ndërtojë një rrjet prej 12 restorantesh, ku janë të punësuar rreth 180 deri në 210 persona, shumica prej tyre shqiptarë. Kreu i Bashkisë Librazhd e cilëson historinë e sipërmarrësit nga Librazhdi si një shembull të suksesit të shqiptarëve në emigracion, duke theksuar kontributin e tij në krijimin e vendeve të punës dhe mbështetjen për bashkëkombësit. “Historia e tij është shembull i sipërmarrjes shqiptare në emigracion, i suksesit të ndërtuar me punë dhe...