Zjarri tek Uzina e Dinamos, dëme kolosale/ Zjarri pretekst për të pastruar truallin? Ja çfarë thonë tregtarët pas kamerave

Zjarri tek Uzina e Dinamos, dëme kolosale/ Zjarri pretekst për të pastruar truallin? Ja çfarë thonë tregtarët pas kamerave

Një zjarr masiv ka shkrumbuar plotësisht tregun industrial në zonën e 5 Majit në Tiranë, pranë ish-Uzinës së Dinamos, duke shkaktuar dëme materiale kolosale dhe duke lënë qindra familje pa burimin e tyre të vetëm të të ardhurave. Flakët, që shpërthyen mbrëmjen e së hënës rreth orës 19:00, përfshinë me shpejtësi të gjithë strukturën trekatëshe të një kapanoni, duke e kthyer në hi mallin dhe investimin e një jete të tërë për qindra tregtarë. Sipas raportimeve të gazetarit të SYRI Fatjon Gjinaj, nga vendngjarja, dëmet janë të pallogaritshme, me disa biznese që pretendojnë humbje deri në 500,000 euro. Godina shërbente si një qendër e rëndësishme tregtare, ku kati i parë përdorej për shitjen dhe reklamimin e produkteve, ndërsa katet e dyta dhe të treta funksiononin si magazina. Sipas...