Burimi:
vizionplus.tv
Foto © vizionplus.tv
Zjarri te “5 Maji” merr përmasa të paimagjinueshme, kërkohet ndërhyrja e ushtrisë! Forcat zjarrfikëse të Elbasanit, Kamzës dhe Vorës drejt vendngjarjes
Zjarri që ka përfshirë tregun e rrobave të përdorura në zonën “5 Maji” në Tiranë ka marrë përmasa apokaliptike. Në vendngjarje aktualisht janë më shumë se 30 efektivë të forcave zjarrfikëse dhe 6 automjete, të cilat janë në luftë me flakët, por ende nuk kanë mundur t’i vënë nën kontroll.Lexo edhe :Related Posts Gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj, mëson se është kërkuar ndihma e forcave zjarrfikëse të Elbasanit, Kamzës dhe Vorës. Gjithashtu, është kërkuar ndihma e ushtrisë. Mësohet gjithashtu se zjarri po përhapet në një tjetër vatër.