Zjarri përfshin banesën në Maliq, familjarët në gjumë
Zjarr ka përfshirë një banesë në fshatin Zvezdë, në bashkinë e Maliqit. Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë përfshirë katin e dytë të shtëpisë. Nuk dihen ende rrethanat dhe shkaqet e zjarrit, por dyshohet se familjarët kanë qenë në gjumë dhe zjarri mund të ketë nisur nga një rezistencë ose sobë ngrohjeje. Zjarrfikësja ndodhet në vendin e ngjarjes, duke izoluar flakët dhe duke punuar për shuarjen totale të zjarrit. Fatmirësisht, nuk ka të dëmtuar, pasi fqinjët ndihmuan familjarët të dilnin jashtë shtëpisë në kohë. Në vendngjarje është edhe policia, e cila po kryen veprimet hetimore për të përcaktuar shkakun e zjarrit.
Burimi:
kohajone.com